Ndeshja e shumëpritur mes Shqipërisë dhe Serbisë, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror, do të luhet këtë të shtunë në “Arenën Kombëtare”, duke nisur nga ora 20:45.
Në prag të këtij takimi me rëndësi të veçantë, Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka publikuar një listë të detajuar me rregullat që duhet të respektojnë të gjithë tifozët që do të jenë të pranishëm në stadium. Sipas njoftimit zyrtar, masat e sigurisë do të jenë maksimale, dhe hyrja në stadium do të shoqërohet me kontrolle të imtësishme nga stafi i sigurisë dhe autoritetet përkatëse.
Objekte të forta apo të mprehta
Pije alkoolike dhe kanaçe
Bandera, pankarta me përmbajtje fyese ose nxitëse
Lëndë piroteknike, kapsolla, ndezëse tymi
Çanta të mëdha dhe valixhe
FSHF ka njoftuar gjithashtu se në të gjitha hyrjet dhe ambientet e brendshme të stadiumit do të ketë kamera sigurie, për të garantuar një mbarëvajtje sa më të qetë dhe pa incidente.