Me afërsi të orës së ndeshjes mes Shqipërisë dhe Serbisë në “Arenën Kombëtare”, qyteti i Tiranës është mbushur me emocione dhe entuziazëm. Tifozët e kuqezinj kanë pushtuar rrugët kryesore që në mëngjes, duke krijuar një atmosferë festive dhe plot energji pozitive.
Në sheshet dhe bulevardet e kryeqytetit dëgjohen këngë patriotike dhe valle tradicionale, ndërsa mbështetësit nuk kursejnë as fjalët inkurajuese për lojtarët. Një parullë pranë Piramidës në qendër të qytetit tërheq vëmendjen: “Hasmi i vjetër nuk bëhet mik i ri”, duke theksuar rivalitetin e gjatë mes dy skuadrave, por edhe pasionin që ka kjo përballje për tifozët shqiptarë.