Igli Tare, drejtori i ri sportiv i Milanit, ka arritur në stadiumin “Air Albania” për të ndjekur nga afër ndeshjen mes Shqipërisë dhe Serbisë, e cila pritet të sjellë emocione të forta për futbollin shqiptar.
Ndërkohë, tifozët kuqezinj kanë mbushur zonën përreth stadiumit, duke krijuar një atmosferë festive me këngë dhe valle, duke treguar mbështetjen e tyre të pakushtëzuar për Kombëtaren.
Gjatë ditës, tifozët kanë qenë të pranishëm edhe në pikat kryesore të Tiranës, duke shfaqur entuziazmin dhe dëshirën për një fitore që mund të shënojë një moment të rëndësishëm në rrugëtimin për në Botërorin 2026.