-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

AKSK paralajmëron për mesazhe mashtruese në emër të Postës Shqiptare

Kryesoret

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) ka ngritur alarmin për një fushatë mashtruese që synon të vjedhë të dhënat bankare të qytetarëve përmes mesazheve false në emër të Postës Shqiptare. Mesazhet përmbajnë linke të dyshimta ku përdoruesit tentohen të fusin informacionet e tyre bankare, duke rrezikuar sigurinë e llogarive.

AKSK ka njoftuar se domaini i dyshuar është raportuar dhe dërguar për bllokim pranë Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP). Ky akt vjen si reagim ndaj një përpjekjeje të re të imituesve që përdorin emrin e Postës Shqiptare për të kryer mashtrime në internet.

Autoriteti paralajmëron qytetarët të mos japin kurrë të dhënat e tyre bankare apo të kartës përmes formave apo linkeve të panjohura dhe të jenë të kujdesshëm ndaj çdo komunikimi të dyshimtë. AKSK vijon monitorimin dhe bashkëpunimin me institucionet përkatëse për të parandaluar këto sulme kibernetike dhe për të mbrojtur përdoruesit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit