Kombëtarja shqiptare ka mbërritur në Riga të Letonisë, ku të martën më 10 qershor do të përballet me skuadrën vendase në kuadër të kualifikueseve për Botërorin.
E vetmja mungesë për trajnerin Silvinjo është kapiteni Berat Gjimshiti, i pezulluar për shkak të kartonëve të verdhë.
Të gjithë lojtarët e tjerë janë bashkuar me ekipin, i cili do të zhvillojë stërvitjen përfundimtare të hënën.









