Presidenti amerikan Donald Trump ka urdhëruar vendosjen e 2.000 pjesëtarëve të Gardës Kombëtare në Los Angeles, pas përplasjeve mes protestuesve dhe autoriteteve të emigracionit. Garda pritet të mbërrijë brenda 24 orëve, sipas autoriteteve federale.
Vendimi ka shkaktuar reagime të forta, përfshirë guvernatorin e Kalifornisë, Gavin Newsom, i cili e quajti kërcënimin për vendosjen e marinsave një “sjellje të çmendur”. Protestat shpërthyen pas arrestimit të emigrantëve dhe përplasjes me agjentët federalë, që përdorën gaz lotsjellës dhe bomba shurdhuese.
Shtëpia e Bardhë tha se veprimi synon të ndalë “anarkinë” dhe kritikoi udhëheqjen lokale për dështim në ruajtjen e rendit. Përdorimi i Gardës Kombëtare pa dakordësinë e autoriteteve lokale është i pazakontë.