Një zjarr i madh ka përfshirë këtë të diel një pjesë të lagjes rome në zonën e ish-Fushës së Drurëve në Tepe, Shkodër.
Dy baraka u shkrumbuan plotësisht, ndërsa falë ndërhyrjes së shpejtë të zjarrfikësve, u shmang përhapja e flakëve në banesa të tjera pranë.
Fatmirësisht nuk ka të lënduar.
Policia ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e zjarrit.









