Esin Hakaj është rikthyer te Vllaznia dhe kjo është konfirmuar në faqen zyrtare të klubit shkodran.
“Esin Hakaj rikthehet në shtëpi”, shkruan Vllaznia.
Pas një sezoni me AF Elbasanin, lojtari shkodran rikthehet në qytetin e tij, aty ku hodhi hapat e parë si profesionist dhe ku fanella kuqeblu ka gjithmonë një kuptim të veçantë.