Këngëtarja britanike Jessie J po kalon momente të vështira, pasi po lufton betejën e saj me kancerin e gjirit. 37-vjeçarja tregoi se dita e djeshme ishte më e vështira deri tani.
Ajo zbuloi diagnozën para publikimit të këngës “No Secrets” dhe do ti nënshtrohet një operacioni pas performancës në Summertime Ball më 15 qershor, shkruan DailyMail.
“Sulme paniku, lot. Frika të mëdha, zemërim, mbytje e fortë. Dhe e dini çfarë ndihmoi? Hëngra një misër të pjekur… E rekomandoj shumë”, shkroi këngëtarja në Istagram.
Jessie shtoi: “Nesër është një ditë e re. Rrëmuja e kancerit është shteruese… Nuk do të flas vetëm për momentet kryesore. Kjo nuk është jeta reale”.
Ajo theksoi se është e rëndësishme të lejojë veten të ndjejë gjithçka: “Do të qaj, do të kem frikë, do ta ndiej të gjithën për një minutë ose një ditë të tërë. Pastaj do të ha një misër, do të dëgjoj një këngë, do të qesh me një shoqe… dhe do të vazhdoj”.
Jessie J nënvizoi se “Kanceri është i tmerrshëm në çdo formë, por po i përmbahem fjalës që në fillim”.