-sidi education-spot_img
30.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zelensky: Do vazhdojmë përpjekjet për këmbimin e të burgosurve, por Moska po pengon procesin

Kryesoret

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, premtoi se Ukraina do të vazhdojë përpjekjet për lirimin e të burgosurve të luftës dhe kthimin e trupave të rënë, por shprehu dyshime për suksesin e negociatave me Moskën.

“Pala ruse po e përdor edhe këtë çështje humanitare si mjet në lojën e tyre politike dhe propagandën e ndyrë,” tha ai në fjalimin e tij të përnatshëm. Zelensky paralajmëroi se nëse Kremlini nuk respekton marrëveshjet, veçanërisht ato humanitare, do të vihen në pikëpyetje të gjitha përpjekjet ndërkombëtare për paqe.

Në një intervistë me ABC, presidenti ukrainas tha se vetëm “trysnia e madhe” nga Uashingtoni dhe Europa mund ta detyrojë Putinin të ndalë luftën.

Nga ana tjetër, Rusia akuzoi Ukrainën për zvarritje në procesin e këmbimit të të burgosurve dhe trupave të ushtarëve të rënë, ndërsa Kievi i hodhi poshtë këto pretendime si të pavërteta dhe të papërputhshme me marrëveshjet e mëparshme.

Ndërsa është rënë dakord për kthimin e rreth 12,000 trupave të ushtarëve të vdekur, ende nuk është caktuar një datë për këmbimin.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit