Një konflikt i ashpër mes dy vëllezërve në zonën e Paskuqanit ka përfunduar me ndërhyrjen e menjëhershme të Policisë, e cila ka arrestuar të dy personat e përfshirë.
Ngjarja ndodhi pasi një 61-vjeçar qëlloi me armë zjarri automatik në ajër për të kërcënuar vëllain e tij, 63 vjeç, pas një konflikti të ndezur nga dyshimet se ky i fundit kishte ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së tij.
Policia njoftoi se gjatë kontrollit në banesën e 61-vjeçarit u gjet dhe u sekuestrua një kallashnikov, municion luftarak dhe një sëpatë e fshehur nën dysheme. Ndaj të dyve janë ngritur procedura penale për veprime të ndryshme të dhunshme.