Megi Fino është zgjedhur kryetare e Këshillit Bashkiak. Ndërsa në postin e nënkryetarit është Endrit Braimallari. Megi Fino do të zëvendësojë në këtë detyrë Romina Kukon.
Ajo shërben si Zëvendësministre në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme që nga qershori 2021.
Fino në vitin 2021 ka hartuar Indeksin e Integritetit, pjesë e projektit STAR 3 për reformën e qeverisjes lokale, duke shërbyer si këshilltare integriteti e Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP).