-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Spiropali: Bukoshi ishte nga luftëtarët e mëdhenj të Kosovës

Kryesoret

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish kryeministrit të Kosovës, Bujar Bukoshi.

Spiropali shprehet se Bukoshi së bashku me presidentin Rugova ishte një nga luftëtarët e mëdhenj ëndërrimtarë të Kosovës dhe për Kosovën Republikë. Ajo shpreh respekt dhe mirënjohje për Bukoshin.

“I trishtueshëm lajmi për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit të Republikës së Kosovës, Bujar Bukoshi.

Aktor në rreshtin e parë të skenës së historisë moderne të Kosovës dhe dëshmitar i dorës së parë, Bukoshi është ndër njerëzit simbol të së shkuarës së afërt të Kosovës dhe projektimit të së ardhmes së saj, e cila erdhi.

Bashkë me Presidentin Rugova, Bukoshi ishte nga luftëtarët e mëdhenj ëndërrimtarë të Kosovës dhe për Kosovën Republikë.

Rezistenca, sqima dhe veprimtaria e tyre fituan mbështetje të gjerë Perëndimore dhe u prinë ngjarjeve të mëdha, lirisë, pavarësisë dhe shtetit demokratik të Kosovës.

Ata dhe patriotët që i mbështetën besuan se fuqia qëndron tek e drejta, dhe se e drejta e sakrifica janë fuqia e vërtetë e një populli.

Respekt dhe mirënjohje për këtë njeri-simbol! I qoftë i lehtë dheu i Kosovës!”, shprehet Spiropali.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit