Rreth 27 mijë maturantë në të gjithë vendin i janë nënshtruar sot provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, që zgjat 2 orë e 30 minuta. Provimi zhvillohet në 145 qendra të certifikuara nga Ministria e Arsimit.
Për maturantët me aftësi ndryshe janë ofruar teste të personalizuara. Ndalohet përdorimi i pajisjeve teknologjike dhe testi duhet plotësuar me stilolaps me një ngjyrë.
Provimi i radhës është ai i Matematikës, më 17 qershor, ndërsa më 24 qershor do të zhvillohet lënda me zgjedhje.