-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Barazim zhgënjyes në Letoni, Silvinjo: Futbolli nuk fal

Kryesoret

Shqipëria nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 ndaj Letonisë në transfertë, në një ndeshje ku zhgënjimi ishte i dukshëm. Trajneri Silvinjo pranoi gabimet, veçanërisht në pjesën e parë.

“Futbolli nuk të fal. Në pjesën e parë kemi gabuar shumë në qarkullim dhe qasja e lojtarëve ishte e gabuar. Shpërdoruam 45 minuta,” deklaroi ai pas ndeshjes.

Sipas Silvinjos, përmirësimi në pjesën e dytë nuk mjaftoi për të marrë fitoren, ndërsa theksoi se formacioni nuk është problemi kryesor, por mënyra si skuadra hyn në fushë. Ai mbetet i fokusuar te objektivi, pavarësisht se e pranoi se nuk mjafton “teoria në letër” për të fituar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit