Sulmuesi i Kombëtares, Armando Broja, nuk e fshehu zhgënjimin pas barazimit 1-1 me Letoninë, duke pranuar se ekipi nuk ishte në nivelin e duhur.
“Sot na ka munguar gjithçka. Nuk lëvizëm shpejt topin, nuk goditëm portën dhe nuk futëm topa në zonë. Goli i Letonisë na prishi moralin,” u shpreh ai.
Broja shtoi se lodhja fizike ndikoi, por theksoi se skuadra ende ka shanse për vendin e dytë: “Ky grup është i vështirë, por besoj te kualifikimi. Duhet të krijojmë më shumë raste, sidomos ndaj ekipeve që mbyllen në mbrojtje.”









