Presidenti francez Emmanuel Macron tha se Franca do të ndalojë përdorimin e mediave sociale për fëmijët nën 15 vjeç, nëse nuk arrihet një marrëveshje e përbashkët në nivel evropian.
Deklarata erdhi pas një sulmi me thikë në një shkollë në Nogent, ku një nxënës 14-vjeçar goditi një anëtar të stafit.
Macron shtoi se Franca do të marrë masa brenda disa muajsh nëse nuk ka përparim në këtë drejtim në BE.