Në një postim në Twitter, Presidenti i SHBA-së Donald Trump njoftoi arritjen e një marrëveshjeje me Kinën, e cila, siç vuri në dukje ai, është tani në fazat e fundit të miratimit nga ai dhe Presidenti Xi Jinping. Si pjesë e marrëveshjes, Pekini do të marrë përsipër të furnizojë menjëherë Shtetet e Bashkuara me magnete dhe metale të rralla, duke mbuluar plotësisht nevojat përkatëse të industrisë amerikane.
Prandaj, SHBA-të do të respektojnë angazhimet e tyre ndaj Kinës, duke përfshirë pranimin e studentëve kinezë në universitetet dhe kolegjet amerikane, diçka për të cilën, siç tha Trump në mënyrë karakteristike. “Unë gjithmonë kam rënë dakord”.
Theks i veçantë iu vu edhe çështjes së tarifave, ku Trump sqaroi se Shtetet e Bashkuara do të mbajnë një normë totale tarifore prej 55%, ndërsa Kina do të aplikojë tarifa përkatëse prej 10%. Ai e përshkroi gjendjen aktuale të marrëdhënieve dypalëshe si “të jashtëzakonshme”, ndërsa e mbylli mesazhin e tij duke falënderuar ata që po ndjekin nga afër zhvillimet rreth marrëveshjes.