Mbrojtësi i Kombëtares, Mario Mitaj, u shpreh pas ndeshjes ndaj Letonisë se skuadra bëri përpjekje të mëdha, por nuk arriti të shënojë.
“Ndeshja ishte e fortë, kundërshtari u mbrojt gjatë gjithë kohës. Krijuam raste në pjesën e dytë, por na mungoi goli,” u shpreh ai.
Mitaj shtoi se shpërqendrimi në goditjet standarde solli edhe golin e pësuar, ndërsa theksoi nevojën që ekipi të jetë më i fokusuar në mbrojtje kur nuk arrin të shënojë.