Policia ka arrestuar mbrëmjen e së mërkurës autorin e dyshuar të vrasjes së 65-vjeçarit Hazbi Velsula në fshatin Xibër të bashkisë Klos, vetëm disa orë pas ngjarjes.
Autori i dyshuar është kushëri i viktimës, Selim Velsula. Ngjarja u zbulua pasi vetë Hazbi Velsula njoftoi motrën e tij për vrasjen që kishte kryer. Më pas, ajo njoftoi policinë, e cila rrethoi zonën ku autori ishte fshehur dhe më pas e arrestoi.
Dyshohet se autori vuante nga probleme të shëndetit mendor. Trupi i pajetë i viktimës u gjet pranë pronës së tij, ku këqyrja paraprake tregoi se kishte pësuar dëmtime të shkaktuara, dyshohet, nga një mjet prerës.