Vajza e Selim Velsulës, i cili u masakrua me thikë nga kushëriri i tij, ka deklaruar se nuk e fal gjakun e të atit. Në një prononcim për gazetarin Enver Doçi, ajo ka kërkuar që autori të dënohet me burgim të përjetshëm, ose ndryshe ajo do t’i “marrë punët në duart e saj”.
“Ai nuk është në depresion. Ka ardhur me vetëdije, ka ardhur i përgatitur nga Tirana. Im atë ishte duke kullotur bagëtitë. Ne nuk e falim kurrë gjakun, të dënohet me burgim të përjetshëm ose ne do t’i shkojmë kësaj gjejë deri në fund. Nuk e falim gjakun. Ka ardhur nga Tirana i përgatitur për këtë punë. E ka tërhequr zvarrë, e ka lënë shuk aty dhe ka ikur”, tha ai.
Ndërkohë bashkëshortja e viktimës ka treguar edhe momentin kur mori vesh lajmin. “Kishte ikur në mëngjes të çonte bagëtitë, u kthye hëngri bukë dhe mori kalin të ikte për dru. Më erdhi një djalë më tha kanë vrarë Selimin. I thash jo sepse ai është me lopë, kush e vrau aty në mes të livadhit. Nuk ka pasur asnjë konflikt”, tha ai.