Zgjebja është rikthyer dhe po përhapet me shpejtësi në Itali. Sipas të dhënave të publikuara nga Shoqata Italiane e Dermatologjisë dhe Sëmundjeve Seksualisht të Transmetueshme, në disa zona ka pasur një rritje prej 750% të rasteve në tre vjet.
Sipas studimeve një nga arsyet për këtë rritje të dukshme të rasteve është edhe rezistenca ndaj ilaçeve që përdoren më shpesh për të luftuar sëmundjen.
Simptoma kryesore e sëmundjes, e cila shkaktohet nga merimanga e zgjebes, e cila transmetohet me kontakt të drejtpërdrejtë me një person të infektuar ose përmes objekteve të kontaminuara si çarçafë, peshqirë ose rroba, është kruajtja e vazhdueshme, veçanërisht natën.
Kjo shpesh shoqërohet me shfaqjen e papulave të vogla ose skuqje të lëkurës midis gishtërinjve, në kyçe, kërthizë ose organe gjenitale.








