-sidi education-spot_img
31.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pas sherrit e vrau me thikë, 32-vjeçari u kap në banesën e të vëllait

Kryesoret

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Xibër-Murrizë të Klosit, ku 32-vjeçari Hazbi Velsula ka vrarë me thikë kushëririn e tij, 65-vjeçarin Selim Velsula. Konflikti mes tyre nisi për arsye të dobëta dhe përfundoi tragjikisht me sulmin me armë të ftohtë.

Pas ngjarjes, autori u arratis drejt Tiranës dhe u fsheh në banesën e vëllait të tij në lagjen Allias. Falë punës intensive të policisë së Dibrës dhe Tiranës, Hazbi Velsula u arrestua në mesnatë.

Në vendin e ngjarjes u sekuestrua arma e përdorur, një thikë, si provë materiale. Rasti po hetohet për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit