-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Murtaja e dhenve, 263 bagëti të infektuara në Skrapar

Kryesoret

Murtaja e ruminantëve të vegjël ka prekur 263 bagëti në dy ferma në fshatin Polenë në rrethin e Skraparit. Shefi i Sektorit të Veterinarisë në Drejtorinë e Bujqësisë së qarkut Berat, Lirjan Ramaj tha se janë marrë masat për karantinimin e fermave dhe do të merren në vazhdim për eleminimin e tyre.

“Kemi dy raste në dy ferma në fshatin Polenë në Skrapar, ku pas shenjave të konstatuara në terren nga veterinerët tanë dhe pas analizave të kryera, bagëtitë kanë rezultuar pozitive. Në njërën nga fermat janë 191 krerë të infektuara dhe në fermën tjetër janë 72 krerë të prekur nga sëmundja e murtajës së ruminantëve të vegjël.Janë marrë të gjitha masat, fermat janë futur në karantinë, pritet të kryehet proçesi i eleminimit të kafshëve të të dyja tufave, është përcaktuar “zona e kuqe” prej 3 km dhe nga veterinerët tanë të shërbimit të kontrrollit”, tha ai.

Gjithashtu bëri thirrje fermerëve që qarkut të Beratit që nëse evidentojnë ndonjë rast në bagëtitë e tyre të marrin menjëherë numrin e gjelbër që ka vendosur ministria ose të njoftojnë veterinerët e zonës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit