Policia spanjolle ka shkatërruar një rrjet të organizuar shqiptar të trafikut të qenieve njerëzore, në kuadër të një operacioni të gjerë ndërkombëtar.
U kryen 47 kontrolle në Spanjë, Shqipëri dhe Kosovë, ku u arrestuan 26 persona.
Në Kosovë u zbulua edhe një laborator për falsifikimin e dokumenteve.
Rrjeti trafikonte emigrantë drejt Spanjës dhe më pas i pajiste ata me dokumente false për të udhëtuar drejt Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës.
Hetimet vijojnë.