-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mbetën të bllokuar në det, Policia kufitare Vlorë u vjen në ndihmë 8 personave

Kryesoret

Policia Kufitare e Vlorës u ka ardhur në ndihmë 8 personave që kishin mbetur të bllokuar në det për shkak të problemeve të mjeteve të tyre lundruese.

4 persona në bord kishin pësuar defekt rreth 1 milje larg zonës së Shën Janit. Mjeti lundrues i Policisë Kufitare të SPK Triport u nis menjëherë drejt vendit dhe ndihmoi 4 personat, të cilët ishin në gjendje të mirë shëndetësore.

Ndërsa 4 të tjerë kishin mbetur të bllokuar në det në plazhin e Porto Palermos, teksa po lundronin me kanoe.

Mjeti lundrues i Policisë Kufitare të SPK Dhërmi u nis drejt vendit të raportuar dhe bëri të mundur shoqërimin e 4 persona në bregdet, të cilët ishin në gjendje të mirë shëndetësore.

Ndërkohë policia Kufitare vijon të qëndrojë në gatishmëri të plotë për të garantuar sigurinë në hapësirat detare, duke reaguar me profesionalizëm në çdo situatë emergjente.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit