-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Policia bashkiake ndërhyn për lirimin e hapësirave publike në Velipojë

Kryesoret

Ditën e sotme policia bashkiake ka ndërhyrë për lirimin e subjekteve në plazhin e Velipojës që zaptojnë hapësirat publike. Gjatë operacionit janë vendosur gjoba si dhe janë sekuestruar çadra dhe shezllone të vendosura në kundërshtim me rregullat.

Drejtori i Policisë Bashkiake, Saimir Rrustemi theksoi se kjo fushatë do të vazhdojë pa ndërprerje gjatë gjithë sezonit turistik.

“Kemi kontstaruar që disa subjekte nuk e kanë marrë serjozisht gjatë këtyre ditëve. Që në mëngjes u ndeshem me një subjekt i cili kishte zaptuar hapësirat publike. Kemi sekuestruar një numër të madh çadrash dhe shezllonesh. Dua të theksoj që nuk është ky qëllimi, por do të jemi striktë me cdokënd që zapton këto hapësira.Është caktuar një patrullë policie e cila do të jetë vazhdimisht e ngarkuar vec me këtë detyre, kontrollin e hapësirave publike”, tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit