Policia Bashkiake e Tiranës ka njoftuar se gjatë javës së fundit janë regjistruar 253 denoncime për shkelje të qarkullimit rrugor. Nga këto 253 denoncime janë:
-94 raste të parkimeve të gabuara,
-78 ankesa për zënien e vendeve të parkimit të rezervuara për subjekte private,
-49 ankesa nga shërbimi taksi për bllokimin e vendeve të tyre,
-2 raste të zënies së hapësirave të rezervuara për persona me aftësi të kufizuara.
Ndërsa në 30 prej rasteve, drejtuesit e mjeteve i kanë larguar vetë automjetet pas raportimit, pa qenë e nevojshme ndërhyrja e Policisë Bashkiake.