Ish-shefi i Qarkullimit Rrugor të Tiranës, Roven Zeka, është rrëzuar në ambientet e burgut, duke pësuar dëmtime në pjesën e legenit. Si pasojë, ai ka paraqitur kërkesë në GJKKO për zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest me burg”.
Zeka ndodhet në qeli që prej prillit, i akuzuar nga SPAK për korrupsion pasiv, në kuadër të një hetimi që lidhet me një aksident rrugor. Ai dyshohet se ka përfituar 2 mijë euro ryshfet për të ndikuar në mosarrestimin e një gruaje, bashkëshortja e një biznesmeni, e cila shkaktoi aksidentin.
Bashkë me Zekën u arrestuan edhe oficeri Edison Tabaku dhe Sokol Novaku, shef i hetimeve të aksidenteve, i cili më pas u la në arrest shtëpie për shkak të rrethanave familjare.
Seanca për shqyrtimin e kërkesës për ndryshim të masës pritet të mbahet sot në orën 13:00 në Gjykatën e Posaçme.