Sot në orën 10:00 ka nisur provimi i matematikës për maturantët. Vetëm 30 minuta pasi ka nisur provimi kanë dal tezat e provimit.
Ndërkohë provimi pritet që të mbarë në orën 12:00 dhe për korrigjimin e testeve janë angazhuar më shumë se 640 mësues.
Maturantët deri tani kanë kryer provimin e gjuhës së huaj, gjuhës shqipe e letërsisë. Ndërsa më 24 qershor do t’i nënshtrohen provimit me zgjedhje.















