Ish-efektivi i RENEA-s, Arbër Paplekaj, i dënuar me 7 vite burg për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në prill 2021, ka kërkuar lirimin me kusht, duke argumentuar se ka vuajtur pjesën më të madhe të dënimit. Seanca do të mbahet më 16 korrik në Gjykatën e Durrësit.
Gjykata e Apelit e ndryshoi akuzën ndaj tij nga “vrasje me rrethana cilësuese” në “vrasje në kushtet e tronditjes psikike”.
Ngjarja ndodhi në Elbasan gjatë fushatës zgjedhore, kur Paplekaj, pjesë e strukturës për Mbrojtjen e Votës të ngritur nga PD, qëlloi mbi Xhuvanin pas një përplasjeje të armatosur mes mbështetësve të PD dhe PS.