Gjatë samitit të G7 në Kanada, kancelari gjerman Friedrich Merz deklaroi se nëse Irani nuk pranon të kthehet në negociata, shkatërrimi i plotë i programit të tij bërthamor mund të jetë një opsion real.
Merz theksoi se forcat izraelite nuk kanë kapacitetet ushtarake për ta arritur këtë qëllim, por Shtetet e Bashkuara janë të pajisura me armët e nevojshme për një operacion të tillë.
Deklarata e tij vjen në një periudhë tensioni të lartë në rajon, ndërsa perspektivat për një zgjidhje diplomatike mbeten të pasigurta.









