Ditën e sotme rreth 27 mijë maturantë do të testohen në provimin e tretë, në atë të matematikës. Nxënësit duhet të paraqiten në ambientet e shkollës në orën 08:30. Ndërsa provimi nis në 10:00 dhe përfundon në 12:30. Rreth 640 mësues janë përfshirë në procesin e vlerësimit.
Ministria e Arsmit dhe Sportit këtë vit ka vendosur që të ketë edhe teste të personalizuara për maturantët që janë me aftësi të kufizuara.
Maturantët në provim duhte të kenë me vet një mjet identifikimi, duhte të kenë veshur uniformën e shkollës, duhet të përdorin stilolopas me ngjyrë në testë, si dhe duhet të firmosin kur të dorëzojnë testin.