Ditën e sotme në orën 10:00 rreth 27 mijë maturantë do të testohen në matematikë.
Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu me anë të një postimi u ka uruar maturantëve sukse në provimin e matematikës.
“SUKSESE të gjithë maturantëve që nisin pas pak provimin e Matematikës të Maturës Shtetërore. Jepni më të mirën tuaj!”, shkruan Manastirliu.
Provimi i tretë, sot 27 mijë maturantë testohen në matematikë