Një britanike kishte udhëtuar drejt Tel Aviv për të takuar vëllain e saj dhe i shpëtoi raketave. Britanikja Naomi Brookarsh tha për BBC se ku ndërtesa ku jetonte vëllai i saj u godit nga një raketë iraniane të hënën në mëngjes.
“Ishte vërtet, vërtet e frikshme, por falë Zotit mbijetuam. Ishim në strehën kundër bombave, gjë që na shpëtoi jetën“, tha ajo.
Më pas Naomi tregoi edhe zhurmën e fuqishme që i zgjoi nga gjumi në orët e para të mëngjesit.
“Papritmas pati një shpërthim masiv, zhurma më e madhe që kam dëgjuar ndonjëherë, dhe ishte sikur e gjithë dhoma po dridhej, ndienim trupat tanë duke u dridhur”, tha ajo.
Britanikja shtoi se vetëm pasi dolën nga streha kishin parë dëmet, zjarret dhe ambulancat.
“Çatia ishte shembur dhe dritaret ishin thyer. Ndërsa po largoheshin nga ndërtesa, ata panë zjarr, tym dhe ambulanca: “Ishte si një skenë filmi, ishte si një apokalips”, tha ajo.