UEFA ka hedhur shortin për turet e dyta kualifikuese, për Champions League dhe Conference League.
Egnatia në rast se kualifikohet ndaj Breidablik, në turin e dytë në Champions do të përballen me polakët e Lech Poznan.
Në rast eliminimi, kampionët e Shqipërisë do të shkojnë në turin e dytë të Conference League, aty ku gjithashtu i pret një kundërshtar i vështirë, pasi do të jetë humbësi i çiftit Ludogorets-Dinamo Minsk, dy ekipe me emër në arenën ndërkombëtare.
Vllaznia në rast se ia del të fitojë ndaj Daugavpils, në turin e dytë mund të luajë me Malishevën, në rast se ekipi nga Kosova kalon skuadrën e Vikingur Reykjavik.
Partizani, në rast se fiton ndaj Nomme Kajlu, në turin e dytë do të sfidojë fituesin e çiftit St. Patrick-Hegelman. Dinamo që është e kualifikuar në turin e dytë, do të luajë ndaj fituesit të Atletic Escalde-Dudelange.