Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur dënim për dy të pandehurit Jusel Mici dhe Mendim Domi.
Mici u dënua me 8 vjet burg, ndërsa Domi me 7 vjet e 4 muaj, pas gjykimit me procedurë të shkurtuar për veprat penale të kryera në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.
/5pyetjet.al