Nën dritat magjike të Amfiteatrit të Liqenit Artificial të Tiranës, u zhvillua finalja e Miss Albania 2025 – një mbrëmje e mbushur me emocione, elegancë dhe krenari për rininë shqiptare. 25 vajza nga e gjithë Shqipëria sollën në skenë jo vetëm bukurinë e jashtme, por edhe shpirtin dhe personalitetin e tyre.
Mes tyre shkëlqeu Juna Latifi, 17-vjeçarja nga Elbasani, nxënëse e shkollës “Dhaskal Todri”, e cila u kurorëzua me titullin Miss Bikini Albania 2025. Me një buzëqeshje të pastër dhe qëndrim të sigurt, Juna rrezatoi thjeshtësi dhe forcë të brendshme që preku publikun dhe jurinë.
“Jam e lumtur dhe mirënjohëse,” – u shpreh ajo pas fitores. “Ky është një kujtim që do ta mbaj gjithmonë në zemër.” Çmimet u ndanë nga figura të njohura të cilët vlerësuan gjithçka që këto vajza sollën në skenë përtej paraqitjes.