Sëmundja e murtajës së ruminantëve të vegjël është rikthyer në qarkun e Shkodrës. Rasti i dytë është konfirmuar në një fermë në fshatin Trush me rreth 200 dele.
Kjo zonë është vendosur në karantinë dhe nesër pritet asgjësimi i të gjithë krerëve, sipas shërbimit veterinar.
Ndërsa disa ditë më parë u zbulua në fshatin Postribë rasti i parë i murtajës së ruminatëve.