Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar se do të presë dy javë për zgjidhje diplomatike përpara se të vendosë për një ndërhyrje ushtarake ndaj Iranit. Kjo vjen në një moment kur përplasjet mes Izraelit dhe Iranit po thellohen.
Ndërkohë, Izraeli ka intensifikuar sulmet ajrore në Teheran, duke goditur objekte të dyshuara bërthamore dhe qendra të prodhimit të raketave. Irani ka reaguar me raketa dhe dronë kundër qyteteve izraelite, përfshirë Beer Sheva.
Në Gjenevë, përfaqësues nga BE, Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe po zhvillojnë bisedime me Iranin për të shmangur një përshkallëzim të mëtejshëm në rajon.