Presidenti Donald Trump njoftoi të premten se, së bashku me Sekretarin e Shtetit Marco Rubio, kanë arritur një traktat “të mrekullueshëm” për paqe midis Republikës Demokratike të Kongos dhe Republikës së Ruandës. Kjo marrëveshje synon të ndalojë konfliktin e gjatë dhe të dhunshëm mes dy vendeve afrikanë, i cili ka shkaktuar shumë viktima gjatë dekadave të fundit.
Trump theksoi se përfaqësuesit nga Ruanda dhe Kongoja do të jenë në Uashington të hënën për të nënshkruar zyrtarisht dokumentet që konsolidojnë këtë marrëveshje.
Në të njëjtën ditë, Qeveria e Pakistanit e nominoi zyrtarisht Donald Trump për Çmimin Nobel për Paqen 2026, duke vlerësuar rolin e tij në ndërmjetësimin për zgjidhjen e krizës midis Indisë dhe Pakistanit.
Në një postim në platformën e tij Truth Social, Trump u shpreh se, pavarësisht nga arritjet e tij diplomatike, nuk priste të merrte çmimin Nobel, duke përmendur gjithashtu sukseset e tij në arritjen e Marrëveshjeve të Abrahamit dhe përpjekjet për ruajtjen e paqes në rajone të tjera të nxehta të botës.