Policia e Kosovës, në bashkëpunim me AKI-n dhe Prokurorinë, ka zbuluar një arsenal armësh në fshatin Vallaq të Zveçanit, gjatë një bastisjeje të mbështetur nga KFOR-i dhe EULEX-i. Armatimi i rëndë përfshinte raketahedhës, granata dhe municion të ndryshëm.
Ministri Xhelal Sveçla tha se objekti ku u gjetën armët i përket politikanit serb Aleksandar Arsenijeviç dhe e cilësoi këtë si një kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë. Operacionet ndaj strukturave ilegale në veri do të vazhdojnë, tha ai.