Kryeministri i Indisë, Narendra Modi tha se ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Iranit, Masoud Pezeshkian.
Në bisedë ata diskutuan për sulmet e SHBA-së ndaj centraleve bërthamore iraniane. Ai bëri thirrje për ulje të menjëhershme të tensioneve.
“Diskutuam në detaje për situatën aktuale. Shpreh shqetësim të thellë për përshkallëzimet e fundit. Gjatë bisedës telefonike bëra thirrje për uljen e menjëhershme të tensioneve, për dialog dhe diplomaci si rrugë përpara për rivendosjen e paqes rajonale, sigurisë dhe stabilitetit”, shkroi Modi në X.