Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer ka reaguar pas sulmit të SHBA në tre objekte bërthamore të Iranit. Starmer thotë se programi bërthamor i Iranit është serioz për sigurinë kombëtare.
“Iranit nuk mund t’i lejohet kurrë të zhvillojë një armë bërthamore dhe SHBA-të kanë ndërmarrë veprime për të zbutur këtë kërcënim.”, tha ai.
Stramer i bën thirrje Iranit që të kthete në tryezën negociatave dhe të arrijë një zgjidhje diplomatike.
“Situata në Lindjen e Mesme mbetet e paqëndrueshme dhe stabiliteti në rajon është një përparësi. Ne i bëjmë thirrje Iranit të kthehet në tryezën e negociatave dhe të arrijë një zgjidhje diplomatike për t’i dhënë fund kësaj krize.” tha ai.