Në Hagë po zhvillohet samiti i NATO-s. Darka filloi në pallatin Huis Den Bosch me çiftin mbretëror holandez si pritës. Donald Trump u shfaq me një kostum në nuanca blu por më të çelëta, dhe Zelensky në një paraqitje të rrallë me kostum.
Krerët e vendeve kanë shkrepur një foto familjare, ku ishte edhe Edi Rama me një kostum bezhë në fund të radhës. Ai është në krah të homologut të tij hungarez, Victor Orban.