Alvaro Vitali, aktori i njohur italian i njohur për rolin e Pierinos dhe për pjesëmarrjen në mbi 80 filma komedie erotike, ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare në Romë. Ai ishte shtruar në spital dy javë më parë për shkak të bronkopneumonisë së përsëritur.
Gjatë karrierës, Vitali ka bashkëpunuar edhe me regjisorin e madh Federico Fellini në filma si Satyricon, I clowns dhe Amarcord. Ai do të mbahet mend si një figurë qendrore e komedisë italiane të viteve të kaluara.