Gjykata e Lartë ka refuzuar kërkesën për lirimin nga burgu të Safet Rustemit, Behar Bajrit dhe Astmer Bilalit, të akuzuar për vrasjen e Fatbardh Licit në Shkodër, në gusht të vitit 2018.
Tre të arrestuarit kishin paraqitur rekurs për heqjen e masës së sigurisë “arrest me burg”, por kërkesa u rrëzua nga trupa gjykuese.
Sipas hetimeve, vrasja dyshohet se ka ardhur si hakmarrje, pasi Behar Bajri dyshonte se Ibrahim Lici, i afërm i viktimës, ishte i përfshirë në vrasjen e Boran Bërcanës një muaj më parë, në korrik 2018.