Prokuroria e Posaçme ka marr të pandehur kreun e Komisionit të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri. Myzyri do të paraqet në SPAK të hënën më 30 qershor bashkë me avokatin, për t’u pyetur si i pandehur.
Marrja e tij si i pandehur vjen në kuadër të një hetimi për shkelje të barazisë në tendera. Sipas informacioneve paraprake, nga hetimet rrjedhin dyshime se gjatë ushtrimit të funksionit, Myzyri ka ndikuar në mënyrë të padrejtë në procedurat e prokurimit publik, duke cenuar parimet e barazisë dhe konkurrencës.