Kryetarja e Parlamentit, Elisa Spiropali, vlerësoi rëndësinë e Avokatit të Popullit gjatë ceremonisë për 25-vjetorin e këtij institucioni. Ajo theksoi se Avokati i Popullit është jo vetëm një strukturë monitoruese, por edhe një shtyllë thelbësore për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të qytetarëve dhe për forcimin e mekanizmave demokratikë.
Spiropali kujtoi sfidat e një shteti që vinte nga një e kaluar shtypëse, ku Avokatit i është dashur të mbrojë qytetarët dhe të edukojë institucionet shtetërore në një frymë më humane dhe respektuese ndaj të drejtave të njeriut. Sipas saj, ky institucion ndihmon që shteti të mos tejkalojë kufijtë e tij dhe të ruajë demokracinë dhe liritë themelore.