Prokuroria e Posaçme ka zgjatur edhe tre muaj hetimet për ish-zv/ kryeministrin Arben Ahmetaj. Me këtë shtyrje SPAK në shtator duhet të dalë me vendimin për përfundimin e hetimeve ose të kërkojë sërish shtyrje.
Shkak për shtyrjen e tanishme sipas SPAK-ut është fakti se nuk ka ardhur një letër porosisë që ka dërguar drejt Zvicrës. Ahmetaj hetohet lidhur me akuzën e korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë për dosjen e inceneratoreve.
Të pandehur për këtë çështje, SPAK po heton edhe ish-bashkëshorten dhe bashkëjetuesen e Ahmetajt për pastrim parash, ndërsa javë vënë nën sekuestro edhe disa pasuri.